16:08 / E Hënë, 28 Mars 2022 / AR

Rusia i hakmerret Zvicrës, konfiskojnë orët zvicerane prej miliona dollarësh

Zyrtarët rusë kanë konfiskuar orët luksoze “Audemars Piguet” në vlerë miliona dollarësh.

Orat zvicerane u sekuestruan javën e kaluar në një dyqan nga agjentët e shërbimit të sigurisë, për shkelje të dyshuar të rregullave doganore, raportojnë mediat zvicerane, transmeton Indeksonline.

Kjo ndodhi vetëm disa ditë pasi Zvicra braktisi neutralitetin e saj tradicional për t’u bashkuar me vendet perëndimore në vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.

Lidhur me këtë ende nuk ka asnjë konfirmim zviceran.

Megjithatë, qeveria ka thënë se ndalimi i ri i eksportit të luksit të Zvicrës ka shkaktuar “pasiguri” për disa biznese.

Orët nga “Audemars Piguet” mund të kushtojnë më shumë se 700,000 £ (921,000 dollarë) një copë. Kompania nuk i është përgjigjur një kërkese të BBC për koment./Indeksonline/