13:39 / E Enjte, 05 Korrik 2018 / k.v

Rusia mohon të ketë gisht në helmimet në Britani

Rusia është e shqetësuar për shkak të rastit të dytë të helmimit me agjent nervor në Britani, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit Dmitrij Peskov.

Ai ka thënë se Rusia nuk ka të bëjë me asnjërin nga dy rastet e helmimit dhe vazhdon të mohojë kategorikisht një gjë të tillë të asaj që ka ndodhur në Londër, transmeton AP.