08:38 / E Enjte, 18 Maj 2023 / MSH

Rusia nis sulmet e radhës në Ukrainë

Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, është sulmuar sërish nga Rusia për të nëntën herë këtë muaj.

Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në një sulm me raketa në Odesa, sipas zyrtarëve.

Shpërthime u dëgjuan gjithashtu në rajonet qendrore të Vinnytsia, Khmelnytsky dhe Zhytomyr. Administrata ushtarake e Kievit tha se informacionet paraprake treguan se të gjitha raketat ishin shkatërruar.

Kjo është hera e nëntë që Rusia ka nisur sulme ajrore në qytet këtë muaj. Të martën, Ukraina tha se kishte rrëzuar gjashtë raketa hipersonike Kinzhal. Kreu i administratës ushtarake civile të Kievit tha se një sulm i rëndë me raketa ishte nisur nga avionë rusë mbi detin Kaspik.

Serhiy Popko tha se sulmi ndoshta përfshinte raketa Kalibr duke shtuar se Rusia kishte vendosur drone zbulimi mbi Kiev pasi kishte nisur valën e saj të sulmeve ajrore.

Të paktën tetë persona raportohet se u vranë, duke përfshirë një djalë pesë-vjeçar pranë Khersonit dhe 17 mbetën të plagosur nga bombardimet të mërkurën, ndërsa të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për goditjen e zonave civile.