10:59 / E Premte, 12 Prill 2024 / L K

Rusia sulmon me dronë Ukrainën, godet infrastrukturën energjetike

Një objekt energjetik në rajonin jugor të Ukrainës, Dnipropetrovsk, është dëmtuar nga zjarri si pasojë e një sulmi rus me dronë mëngjesin e së premtes, thanë ushtria ukrainase dhe një zyrtar rajonal.

Ushtria ukrainase tha se objekti i rëndësishëm energjetik në rajonin Krivorizka u përfshi nga zjarri pasi mbetjet e dronëve të rrëzuar rusë ranë mbi të, duke shtuar se zjarrfikësit ia dolën ta shuajnë zjarrin.

Shkalla e dëmit nuk mund të vlerësohej menjëherë, tha kreu rajonal Serhiy Lysak.

Të enjten, termocentrali Trypilska, një furnizues i madh i energjisë elektrike për rajonet e Kievit, Çerkasit dhe Zhitomirit, u shkatërrua nga raketat ruse.