14:54 / E Enjte, 22 Prill 2021 / Blerim

Rusia urdhëron ushtarët të kthehen në baza pas stërvitjeve afër Ukrainës

Rusia ka urdhëruar komandën e saj ushtarake që të nisë kthimin e trupave në bazat e përhershme brenda shtetit, prej të premtes.

Ky shtet ka thënë se ka përfunduar me sukses “vëzhgimet e shpejta” të forcave të veta në jug dhe perëndim, afër kufirit me Ukrainën, ka raportuar agjencia e lajmeve RIA.

Ky njoftim vjen pas disa javësh tensione me Perëndimin për prezencën në rritje të ushtrisë ruse afër Ukrainës.

Ende nuk është bërë e qartë nëse urdhri për lëvizje përfshin të gjitha forcat afër kufirit.

Sipas zyrtarëve të Bashkimit Evropian, Rusia ka dërguar rreth 100,000 trupa afër kufirit.