17:16 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

Rusia: Vrasja e Ivanoviq nxit përsëritjen e konfliktit Kosovë-Serbi

Pas lajmit për vrasjen e Ivanoviqit ka reaguar edhe shteti rus.

Rusia dënoi ashpër vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq në Kosovë si një akt frikacak dhe shprehu shpresën se ky rast do të hetohet e të zbulohet.

“Vrasjet e tilla përkeqësojnë atmosferën mes shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë. Një gjë e tillë nxit përsëritjen e konfliktit ndëretnik mes dy vendeve”, thuhet në deklaratë.

Rusia ka ftuar të gjitha misionet ndërkombëtare në Kosovë që të përdorin mandatin e tyre për të ndërmarrë masa gjithëpërfshirëse për të parandaluar incidentet e tjera të mundshme në rajon.

“Ne shpresojmë se strukturat e duhura do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme që autorët të marrin atë që e meritojnë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Rusisë./Indeksonline/