13:24 / E Martë, 11 Gusht 2020 / indeksADMonline

S.C Gjilani që disa ditë i ka bërë testet por ende nuk i ka marrë rezultatet nga IKShPK

Skuadra e Gjilanit ka treguar se që disa ditë ka bërë testet për koronavirus por ende nuk i ka marrë rezultatet.

Përmes një komunikate ata kanë thënë se janë në pritje të rezultatet dhe kanë kërkuar nga mediat që të kenë kujdes me publikimin e informacioneve, transmeton Indeksonline.

Komunikata e plotë:

KOMUNIKATË ZYRTARE

Sport Club “Gjilani” konfirmon se ka kryer testet e futbollistëve dhe stafit për Covid-19, disa ditë më parë por ende nuk ka marrë rezultatet nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Për derisa jemi në pritje të rezultateve ftojmë mediat dhe opinionin që të kenë kujdes në publikimin e informacioneve lidhur me këtë çështje.

Zyra e klubit mbetet e hapur për të ju përgjigjur çfarëdo informacione që shtypi ka nevojë të dijë për klubin dhe skuadrën në përgjithësi.