Sa dhurata duhet t’i dhuroni fëmijës për fundvit? Flet psikologu
Tashmë ka mbetur dhe pak kohë para festës së Krishtlindjeve, ku fëmijët krishterë edhe do marrin poshtë pemës dhuratat nga prindërit e tyre.
Tashmë dhurata është bërë simbol edhe i Vitit të Ri.
Në këtë mënyrë, një psikolog ka treguar se sa është e rëndësishme t’iu dhurosh fëmijëve dhuratë dhe sa dhurata duhet t’iu dhuroni atyre, transmeton Indeksonline.
Duke folur për Sunrise, Dr. Michael Carr-Gregg tha se prindërit duhet të marrin një qasje radikale të re për dhurimin e tyre, kështu që fëmijët mund të mësojnë “kuptimin e festave të fund-vitit”.
Gregg sugjeroi që prindërit t’u japin fëmijëve të tyre gjithsej katër dhurata- prej tyre vetëm njëra duhet të jetë ajo çka ata dëshirojnë.
“Rregulli im është që t’i blini një gjë që ata duan, një që për të cilën kanë nevojë dhe një libër, për të lexuar”, ka thënë ai.
Dhurata e katërt nuk duhet të jetë për fëmijën në veçanti, por t’ia mësoni atij bujarin.
“Pra, dhuratën e katër jepeni për bamirësi, në këtë mënyrë ata do mësojnë për bujarin”, ka thënë ai./Indeksonline/