Sa e kishte dikur vlerën Bitcoin dhe sa e njëjta është sot, tregon ministri!
Minsitri i Financave, Bedri Hamza, ka qenë i ftuar sonte në Zonën e Debatit ku ka folur edhe për investimin e qytetarëve në kriptovaluta.
“Është investim me risk, është risk personal i secilit, nuk jua garanton asnjë shtet këtë investim”, tha Hamza.
“Nëse e marrim shembull Bitcoin, nuk është moti që e ka pas vlerën, 16 mijë, 18 mijë apo 19 mijë dollarë dhe ka ra sot në 6 mijë dollarë”, shtoi ai.
“Nuk është treg që është duke u rritur, e ka hup atraktivitetin e vet qysh e pati në fillim – është çështje që duhet me menduar në të ardhmen, por aktualisht është një investim shumë i pasigurt”, ka thënë më tutje Hamza.
“Ky investim mundëson edhe evazion fiskal edhe shpëlarje të parasë, por krijon edhe situata që mund t’i humbi të gjitha paratë përmes krimeve të ndryshme kibernetike”, përfundoi ai.