12:48 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Sa gjynah, tjetër operacion për Cazorlan

Santi Cazorla ka zbuluar një pengesë të re në rehabilitimin e tij nga dëmtimi afatgjatë.

Mefushori i Arsenalit kishte synuar rikthimin në vitin e ardhshëm, por spanjolli është detyrua t’i nënshtrohet një operacioni të ri.

“Për shkak të disa shqetësimeve, unë kam pasur për t’u kthyer në teatrin operativ. Kjo do ta vonojë kthimin tim në fushë”, ka shkruar Cazorla në rrjetet sociale.

Cazorla i cili nuk ka luajtur me Arsenalin që nga tetori i 2016, kohëve të fundit zbuloi se kishte frikë që do ta humbte këmbën e tij./IndeksOnline/