Sa keq për Dortmundin, mungon Aubameyang – kjo është arsyeja
Një prej sulmuesve më të mirë në Bundesligan gjermane, Pierre Aubameyang do të mungoj në derbin e sotshëm Bayern Munchen – Bourssia Dortmund.
Pasi emri i tij nuk figuroi në formacionin zyrtar, kishte shumë reagime nga tifozët, shkruan IndeksOnline.
Klubi gjerman reagoi menjëherë duke bërë një postim për arsyen e mungesës. Sipas tyre, Auba vuan nga një sëmundje.
“Aubameyang vuan nga problemet me gripin. Ne kemi provuar që ta shërojmë për këtë ndeshje, por për fat të keq nuk kemi arritur”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Ndeshja mes Bayernit dhe Dortmundit zhvillohet sonte nga ora 20 e 45, e vlefshme për Kupën “Pokal”./IndeksOnline/
? @Aubameyang7 laboriert an Hüftproblemen. Wir haben bis heute medizinisch alles versucht, um ihn für das Spiel fit zu bekommen. Es hat aber leider nicht gereicht. #fcbbvb pic.twitter.com/GhaoBDCrXz
— Borussia Dortmund (@BVB) December 20, 2017