10:20 / E Mërkurë, 24 Janar 2018 / indeksADMonline

Arsenali rrit ofertën për Aubameyang

Skuadra e Arsenalit e do me cdo kushtë sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang.

Sipas gazetës gjermane “Bild”, klubi anglez ka rritur ofertën nga 50 milionë euro në 58 milionë, transmeton IndeksOnline.

Por, klubi gjerman siç raportohet është duke kërkuar një shumë marramendëse, afër 70 milionë euro.

Sulmuesi nga Gaboni, për Borussia Dortmundin deri tani ka zhvilluar afro 150 paraqitje dhe ka shënuar 98 gola./IndeksOnline/