10:11 / E Hënë, 14 Maj 2018

Sa kohë ju mban kafja zgjuar?

Kafeina është e njohur për stimulim të sistemit nervor.

Kur shpërndahet në trup, kafeina rrit të rrahurat e zemrës në presionin e gjakut, duke rritur kështu nivelet e energjisë dhe përmirësuar disponimin, transmeton Indeksonline.

Kafeina ndikon shpejt dhe shumica e njerëzve i vërejnë efektet brenda pak minutash. Këto efekte zgjasin derisa trupi e metabolizon tërësisht kafeinën.

Secili person i ndjen efektet në mënyrë të ndryshme dhe tek disa persona mund të zgjasin më shumë se tek të tjerët.

Shtatzënat apo personat që kanë probleme me gjumë duhet të kenë kujdes me sasinë e kafeinës që konsumojnë për shkak të ndikimeve negative që mund të kenë mbi shëndetin e tyre./Indeksonline/