11:48 / E Premte, 29 Maj 2020 / indeksADMonline

Sa lehtë dhe shpejtë mund të përhapet koronavirusi brenda një aeroplani me pasagjerë

Një video e publikuar më poshtë tregon se sa larg mund të mbërrijnë spërkalat që përhapen brenda aeroplanit, e në veçanti tek personat që nuk bartin maskë mbrojtëse.

Industria e udhëtimit është goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit, ku mijëra aeroplanë janë detyruar të parkohen nëpër hangarë dhe me muaj të tërë të qëndrojnë pa lëvizur, transmeton Telegrafi.

Por me lehtësimin e masave kufizuese në veçanti ato të udhëtimit, ekspertët janë duke bërë të pamundurën që t’ia mundësojnë qytetarëve të udhëtojnë nëpër botë dhe të vizitojnë më të dashurit e tyre.

Madje shumë aviokompani po shqyrtojnë opsionet që janë më të sigurta për të filluar udhëtimet ndërkombëtare, pa pasur pasoja në pasagjerë nga ndonjë person i mundshëm që mund të jetë i infektuar me COVID-19.

E për ta dokumentuar se sa lehtë dhe shpejtë përhapen spërkalat nga ndonjë person i infektuar që është brenda aeroplanit, është publikuar videoja që shpjegon në detaje këtë proces.