19:30 / E Diele, 08 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Sa leje ndërtimi ka dhënë Komuna e Prishtinës këtë vit?

Prishtina vazhdon të jetë një nga qytetet me kaosin më të madh urbanistik. Mundësia për punë, universitetet, modernizimi si dhe fokusimi i binzeseve ka bërë që shumë familje të shpërngulen në kryeqytet.

Kjo ka bërë që ky vend jo vetëm të mbipopullohet, por edhe të shndërrohet në “çerdhe” ndërtimesh, e objektet e banimit thuajse janë ngjitur me njëra-tjetrën.

Çdo ditë në kryeqytet shohim punime të ndërtimeve, kryesisht atyre të larta, derisa shpesh herë kjo gjendje ka bërë qytetarët të reagojnë, pasi që kryeqendra është betonizuar krejtësisht, duke pasur mungesë edhe të hapësirave gjelbëruese.

Por, përveç kësaj, qytetarët shpesh përmes mënyrave të ndryshme kanë shprehur paknaqësitë e tyre për shkak se kompanitë e ndërtimit, përveç zhurmës së madhe dhe që ndotin ambientin, bllokojnë edhe trotuaret me makineritë e material punues.

Ndërsa inxhinierët dhe artkitektën, jo rrallë herë kanë vënë në pikëpyetje cilësinë e këtyre ndërtesave, shkruan Indeksonline.

Derisa edhe vet Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, këtë vit ka vënë jo pak gjoba kundrejt këtyre kompanive të cilat nuk kanë përfillur rregullat.

E, në anën tjetër, Drejtoria e Urbanizmit, ka publikuar lejet që ka lëshuar për këtë vit, të cilat figurojnë në faqen zyrtare të komunës.

Sipas këtyre të dhënave, deri më tani janë dhënë nga e njëjta drejtori 161 leje ndërtimi, dukë lëshuar kështu 982.514.13 sipërfaqe totale ndërtimore në metër katror, ku pagesa totale e lejes së lëshuar është 10.617.978.57 euro, ndërsa pagesa e taksës administrative është 6.50 për metër katror.

Në anën tjetër e njëjta drejtori në vitin e kaluar kishte lëshuar 195 leje të ndërtimit, një vit më pas, në 2017 u dhanë 183./Indeksonline/