12:36 / E Shtunë, 16 Mars 2019 / indeksADMonline

Sa mund të dënohet Ronaldo për gjestin provokues ndaj fansave të Atletico Madridit?

Sipas raportimeve në Spanjë, Atletico Madrid po mendon që të dërgoj ankesë në UEFA që ta dënoj Cristiano Ronaldon për festimin provokues që e ka bërë.

CR7 e bërë gjestin pasi kompletoi ‘Hat-Trickin’ kundër Atleticos, duke i siguruar një vend në çerek-finale ekipit të Juventusit, transmeton Indeksonline.

Nëse UEFA e shpallë fajtor Ronaldon, atëherë ai mund të dënohet 1 deri 3 ndeshje mos lojë.

Simeone kishte bërë të njëjtin festim ndaj tifozëve të Juventusit dhe ishte dënuar me gjobë 20.000 euro.

Nëse Ronaldo dënohet do të mungoj në ndeshje kundër Ajax në Ligën e Kampionëve./Indeksonline/