23:41 / E Shtunë, 17 Mars 2018 / indeksADMonline

Sa persona ndjekin dhe kush ka më shumë followersa; Haradinaj, Thaçi apo Veseli (Foto)

Nuk janë vetëm të rinjtë përdorues të rrjeteve sociale. Madje edhe personalitete të ndryshe zgjedhin këto faqe për t’i promovuar punët e tyre, takimet, por edhe mendimet e tyre, e nganjëherë edhe momente nga jeta e tyre e përditshme, shkruan Indeksonline.


Edhe politikanët tonë janë më se aktiv në rrjete sociale. Por duke qenë se janë persona mjaftë me ndikim, ata bëjnë kujdes tek lëvizjet që bëjnë, flasim këtu për ‘ndjekës’ në llogarinë Instagram.


Më interesanti është rrjeti social Instagram i kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka vetëm një person që ndjek, e ajo është bashkëshortja e tij Anita.


Ndryshe nga Haradinaj, kryeparlamentari Veseli përcjellë aktivitetet vetëm të 18 personave, në mesin e tyre edhe politikanët më të fuqishëm në botë.

Numër më të madh të personave që ndjek ka presidenti i vendit Hashim Thaçi. Ky i fundit numëron 10 më shumë se Veseli, gjithësej 28.


E kur jemi tek personat që ndjekin këta të tre, numri është jashtëzakonisht i madh. Kryeson Thaçi me 30 mijë e 900 followrsa, më pas Veseli me 15 mijë dhe Haradinaj me 9161./Indeksonline/