11:55 / E Diele, 16 Gusht 2020 / indeksADMonline

“Sa të jesh ti president i vendit nuk luaj më”, futbollisti refuzon Kombëtaren për shkak të politikës

 Pas tre javësh Shqipëria do të luajë kundër Bjellorusisë për të zhvilluar ndeshjen e saj të parë në Ligën e Kombeve.

Mund të konsiderohet një problem më pak për kuqezinjtë pasi futbollisti bjellorus Ilya Shkurin refuzon të luajë për përfaqësuesen e tij për shkak të situatës politike që po përjeton vendi.

Zgjedhjet nxorën Lukashenkon fitues me 80% dhe një fitore e tillë nuk është pranuar nga lojtari i cili ka bërë një postim në Instagram.

“Unë refuzoj që të përfaqësoj interesat e ekipit kombëtar për sa kohë që regjimi i Lukashenkos është në pushtet”, ishin fjalët e tij.

Opozita i cilëson të manipuluara zgjedhjet dhe ka dalë në shesh, duke organizuar protesta të cilat kanë sjellë edhe ndërhyrje të dhunshme të forcave policore Kujtojmë që presidenti është në pushtet që nga viti 1994.