18:13 / E Premte, 08 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Sabri Fejzullahu dhe Leonora Jakupi sjellin nostalgji dhe emocion me këngën e re “Simpatia e shkollës”

Dy prej artistëve më të njohur dhe të suksesshëm shqiptarë kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.

Legjenda e muzikës shqipe, Sabri Fezullahu dhe Leonora Jakupi kanë publikuar projektin e ri të përbashkët, shkruan Indeksonline.

Teksti i këngës është shkruar nga Kreshnik Avdiu, orkestrimin është kujdesur Ardian Kastrati, ndërsa producent është Shpetim Desku.

Dyshja i këndojnë plotë ritëm simpatisë së shkollës duke sjellur nostalgji dhe emocion përmes vargjeve dhe zërave të tyre unik.

Kënga e re ‘Simpatia e shkollës’ tashmë është publikuar në kanalin zyrtar në ‘Youtube’ dhe padyshim do të pëlqehet nga adhuruesit e dy artistëve dhe jo vetëm./Indeksonline/