10:28 / E Mërkurë, 30 Shtator 2020 / indeksADMonline

Sabri Fejzulllahu me bashkëshorten nisin pushimet, zgjedhin këtë destinacion

Ndonëse jo me koncerte për shkak të pandemisë, Sabri Fejzullahu, ka qenë i angazhuar me sjelljen e këngëve të reja.

Legjenda e muzikës shqiptare dje promovoi këngën më të re “Dy zemra” në bashkëpunim me Hekin.

Por, pas kësaj, Sabriu bashkë me bashkëshorten e tij, Nerën kanë nisur pushimet dhe si destinacion të radhës kanë zgjedhur Bullgarinë.

Ishte gruaja e artistit të mirënjohur që publikoi një fotografi ku shihen përkrah njëri-tjetrit, duke treguar edhe vendndodhjen e tyre, ndërsa nga ana tjetër Sabriu postoi një imazh të Nerës.

Ndryshe, kujtojmë se çifti së fundi u pajis me pasaporta të Shqipërisë./Indeksonline/