21:17 / E Enjte, 12 Maj 2022 / OSH

Sadiku siguron 1/8 e finales në Botërorin e boksit “Stamboll 2022”

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku i është rikthyer sot ringut, ku është duke e përfaqësuar Kosovën në Kampionatin Botëror të boksit “Stamboll 2022”.

Sadiku e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë Botëror, duke shënuar fitore bindëse kundër boksieres japoneze, Ayska Taguchi.

Në kuadër të kategorisë 57 deri në 60 kilogramë, boksierja kosovare e mposhti me rezultat të thellë 5:0 japonezen, Taguchi.

Me këtë fitore, Sadiku tani prek 1/8 e finales së Kampionatit Botëror të boksit “Stamboll 2022”.