12:51 / E Diele, 31 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Sadiku transferohet në Turqi?

Dashuria mes Legias së Varshavës dhe Armando Sadikut është drejt mbarimit dhe së fundmi nga Polonia vjen lajmi se sulmuesi i Kombëtares do të largohet në janar.

Milionat e shpenzuara për të konsiderohen të çuara dëm dhe po tentohet shitja e tij për të minimizuar borxhin. Aktualisht ka një ofertë.

Në Turqi e kërkon Bashakshehiri, që në sulm ka Adebajorin, por ka një problem për të arritur te marrëveshja mes palëve.

Klubi turk e do në huazim me të drejtë blerje në verë dhe Legia kështu do kursente vetëm 500 mijë eurot e pagës. Polakët duan ta shesin menjëherë dhe e sigurt është se Sadiku në janar do të ndryshojë skuadër.

Shifrat e Sadikut lënë për të dëshiruar, pasi ka shënuar vetëm dy gola në kampionat me Legian dhe kritikat në mediat kanë qenë të shumta.

Temat: