08:23 / E Hënë, 09 Tetor 2017 / indeksADMonline

Sadri Ramabaja, para gjyqit!

Sadri Ramabaja, i dyshuar për përgatitje të vrasjeve të përfaqësuesve të lartë të Kosovës, sot është sjellë para organeve të Drejtësisë në Prishtinë ku dhe ka filluar seanca kundër tij.

Ramabaja tashmë është paraqitur në Gjykatë bashkë me mbrojtësin e tij, njofton Klan Kosova.

Ramabaja sot kishte për tu paraqitur në Prokurorinë Speciale për tu intervistuar si i dyshimtë në një rast penal që ndërlidhet me vrasje të zyrtarëve të lartë të shtetit.

Ai më pas ishte kapur dy ditë më parë në Durrës nga autoritetet shqiptare nën dyshimin se donte të kalonte kufirin ilegalisht, ndërkohë që tash ai është në Gjykatën Themelore të Prishtinës ku Prokurori Special, Sylë Hoxha ka paraqitur kërkesën për caktim të paraburgimit.