09:09 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

Sahiti: Mbeturinat po ndikojnë në ndotjen e lumenjve të Kosovës

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), me rastin e “Ditës Botërore të Ujit” do të organizojë disa aktivitete, me moton botërore “Natyra për Ujin”.

Këshilltari në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Leutrim Sahiti tha se në kuadër të shënimit të kësaj dite do të bëhet shpërndarja e materialeve promovuese në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë dhe në sheshin qendror të Gjilanit.

“MPMH-ja do të mbajë po ashtu aktivitete me nxënës të shkollave fillore tek penda e Përlepnicës si dhe tryeza me temë ”Natyra për Ujin” në kontekst të PZHK-së, që do të mbahet në Gjilan”, tha ai sot në RTK.

Sipas tij mos menaxhimi i mirë i mbeturinave po ndikon nëndotjen e lumenjve të Kosovës dhe në liqenet akumuluese.

Sahiti bëri me dije se do të bëhet fotografimi përmes ajrit i të gjithë lumenjve të Kosovës. “Do të ketë edhe projekte infrastruktore, ku secili individ apo familje të ketë qasje në ujë të pijshëm”, deklaroi ai.