09:12 / E Martë, 11 Shkurt 2020 / indeksADMonline

“Sakrifica”, që Kimi dhe Kylie bën për t’u dukur bukur, në “Oscars”

Ylli televiziv Kim Kardashian, bashkë me motrën e saj të vogël Kylie Jenner, u panë së bashku natën e së dielës, në ceremoninë e dhënies së çmimeve “Oscars”.

Kimi kishte veshur një fustan ngjyrë qumështi, që i shkonte shumë për trupi dhe vinte në pah linjat e saj trupore.

Ndërsa 22-vjeçarja, Kylie Jenner kishte zgjedhur një fustan interesant që ishte kujdesur të shkëlqente në paraqitjen e saj në “Oscars”.

38- vjeçarja gjatë mbrëmjes, publikoi një video, duke zbuluar se fustanin e saj i punuar nga Alexander McQueen ishte një dhuratë nga bashkëshorti, Kanye West për Krishtlindjet.

Ajo tregoi se fustani ishte aq i ngushtë sa që ajo duhej të shtrihej në makinën e saj, sepse nuk mund të ulej.

“Unë u desh të shtrihesha në makinë. Nuk mund të ulesha, sepse fustani im mund të shqyhej ose diçka e tillë. Por ia vlen”.

Të njëjtën “sakrificë” e bëri edhe motra e saj, Kylie me fustan nga Ralph and Russo.

“Nuk mund të ulesha me këtë fustan, por ia vlente”, u shpreh Kylie./Indeksonline/