09:40 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Salah – Aubameyang, ky sulmues ka shënuar më së shumti gola që prej shkurtit

Padyshim, Pierre-Emerick Aubameyang është ndër përforcimet më të mira të vitit në Premier League, nëse jo më i miri.

Sulmuesi nga Gaboni u transferua në janar të këtij viti nga Borussia Dortmundi pas largimit të Alexis Sanchez drejt Manchester Unitedit.

Dhe që prej janarit, golat dhe asistimet e tij për skuadrën londineze nuk kanë të ndalur, transmeton IndeksOnline.

Tashmë është bërë e ditur se Aubameyang është edhe golashënuesi më i mirë në Premier League që prej muajit shkurt – me 20 gola.

Vendin e parë, ai e ndanë me sulmuesin e Liverpoolit, Mo Salah, i cili poashtu prej shkurtit ka shënuar 20 gola.

Teksa, vendin e tretë e ka Harry Kane me 17 gola dhe më pas Jamie Vardy me 14 sosh./IndeksOnline/