17:01 / E Hënë, 20 Janar 2020 / indeksADMonline

Salah befason me transformimin e tij të muskujve

Në momentin që shënoi golin ndaj Manchester Unitedit mbrëmë, Mohamed Salah e hoqi fanellën e tij për të festuar.

Gjatë kohës sa festonte, kemi arritur të shohim një trup tejet të formësuar të egjiptianit, që mund t’u ketë befasuar edhe ju.

Salah më parë kishte një fizik të dobët dhe muskujt e tij nuk vëreheshin shumë, por me kalimin e viteve, ai ka arritur të ndërtojë një fizik të mrekullueshëm.

27-vjeçari në kohën kur ishte te Chelsea ishte shumë i plogësht dhe Jose Mourinho e kishte lejuar atë të kalonte te Fiorentina e më pas te Roma.

Nga aty, egjiptiani ka punuar shumë me trupin e tij dhe tani te Liverpooli mund të vërehen qartë muskujt në stomakun e tij.