20:21 / E Mërkurë, 17 Gusht 2022 / Gj. Sh

Salah e Arnold në gjumë para fillimit të ndeshjes ndaj Crystal Palace (VIDEO)

Liverpuli dhe Crystal Palace i ndan pikët në javën e dytë të Premier Ligës pasi ndeshja përfundoi me rezultat 1-1.

Të parët në epërsi ishte skuadra mysafire me golin e Zaha, ndërsa Redsat barazuan rezultatin me Luis Diaz, shkruan IndeksOnline.

Por një video interesante është bërë virale në rrjetet sociale gjatë ditës së sotme.

Para fillimit të ndeshjes kur futbollistët e Liverpulit shkuan ti përshendesin gjyqtarët e takimit dhe futbollistët kundërshtar, Trent Arnold dhe Salah qëndruan ende të rreshtuar në fushë.

Pas një kohe sulmuesi egjiptian e vëren se kanë mbetur prapa shokëve të skuadrës dhe e shtyen Arnoldin në drejtim të gjyqtarëve dhe futbollisteve të Crystal Palce.

Ky veprim është bërë viral në rrjetet sociale i cili po shërben për disa tifozë për të bërë edhe shaka të ndryshme./IndeksOnline/