00:39 / E Enjte, 13 Tetor 2022 / Gj. Sh

Salah hyn në histori të Ligës së Kampionëve, ja çfarë rekordi ka arritur

Mohamed Salah është futur në librat e historisë në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi egjiptian shkëlqeu sonte në fitoren që Liverpooli e arriti në udhëtim kundër Rangersit me rezultatin 1:7.

Salah kompletoi një het-trik në këtë ndeshje, duke shënuar në minutat 76, 80 dhe 81.

Kësisoj, 30-vjeçari është bërë futbollisti që ka kompletuar më së shpejti një het-trik në histori të Ligës së Kampionëve.

Askush më herët nuk ia ka dalë që të shënoi tre gola brenda pesë minutave në këtë garë.