17:11 / E Hënë, 23 Korrik 2018 / indeksADMonline

Salah mesazh Kariusit: “Injoroni të gjithë ata që të urrejnë”

Portieri i Liverpoolit, Loris Karius është në një situatë tejet të keqe.

Që prej gabimit trashanik në finalen e madhe të Champions League, portieri i Liverpoolit nuk ka parë “dritë me sy”, shkruan IndeksOnline.

Karius bëri disa gabime edhe në ndeshjen miqësore të “The Reds” ndaj Dortmund.

Pas ndeshjes, gjermani 25-vjeçar bëri një shkrim duke i kërkuar falje tifozëve, të cilët po e kritikojnë vazhdimisht.

Mirëpo, në anën e Karius duket se është futbollisti egjiptian, Momo Salah.

Ai përmes një shkrimi në rrjetet sociale i ka thënë bashkëlojtarit të tij që t’i “injoroj të gjitha ata që e urrejnë”.

“Qëndro i fortë Karius, ka ndodhur me lojtarët më të mirë. Injoroj ata që të urrejnë”, ka shkruar Salah.

Salah i cili zhvilloi një super-sezon, ende nuk është bashkuar me ekipin e Jurgen Klopp në miqësoret para-sezonale./IndeksOnline/