16:32 / E Shtunë, 08 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Salah refuzon çmimin “Man of the Match”, ia dhuron Milnerit

Gjesti i Salah pas fitores bindëse ndaj Bournemouthit ka filluar të bëjë bujë në rrjetet sociale.

Ylli egjiptian shënoi het-trik në këtë ndeshje, duke i mundësuar skuadrës së tij të ngjitet përkohësisht në vendin e parë në tabelë.

Padyshim që Salah ishte më i miri në këtë ndeshje, por zgjodhi që ta refuzojë cmimin për t’ia dhënë atë bashkëlojtarit James Milner, për shkak të arritjes së tij me 500 paraqitje në Premier Ligë. //IndeksOnline/

Mo Salah handing over his MOTM award to Milner to commemorate his 500th PL appearance. Class act ? #BOULIV #YNWA #Liverpool pic.twitter.com/9PSJl8KuAk— Sports News (@FIFAWCGoals) December 8, 2018