21:03 / E Mërkurë, 11 Korrik 2018 / indeksADMonline

Sali Berisha e bënë ‘palaço’ Edi Ramën (Foto)

Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian u mblodhën bashkë në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Londër.

Sigurisht se nuk munguan as kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Kosovës, Ramush Haradinaj.

E pas samitit publike u bë edhe një fotografi e përbashkët e liderëve. Por ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka ironizuar me veshjen e kryeministrit Rama.

Ai madje e ka shndërruar Ramën në një ‘palaço’ që argëton fëmijët. Krejt kjo montazhë e Berishës erdhi pasi Rama dje në Samit u pa me atlete krahas veshjeve tjera zyrtare të liderëve./Indeksonline/