12:54 / E Diele, 26 Gusht 2018 / indeksADMonline

Sali Berisha publikon foto “lakuriq” të Edi Ramës (Foto +18)

Ish- kryeministri, Sali Berisha jo rrallë herë kritikon kryeministrin aktual Edi Ramen.

Së fundi, Berisha ka ironizuar Edi Ramën pas udhëtimit të këtij të fundit nga Vlora, me “tranzit” Rinasin e me destinacion Torinon.

Duke e konsideruar Kryeministrin “sheik”, Berisha vë në dikje faktin që Rama u kthye nga Vlora në Tiranë me helikopter për tu nisur më pas drejt Italisë me avion privat.

“Fotomontazh, per sheikun qe nga Vlora kthehet ne Tirane me Helikopter per tu nisur urgjent me Çarter per ndeshjen ne Torino! Sb”, ka shkruar ai krahas fotografisë.