07:55 / E Shtunë, 10 Gusht 2019 / indeksADMonline

Italia dëbon kosovarin nga Italia: Është i rrezikshëm

Zëvendëskryeministri italian ka njoftuar se ka firmosur dëbimin e një shtetasi kosovar nga vendi.

Mateo Salvini tha se shtetasi me iniciale M.M. 43 vjeç, konsiderohet i rrezikshëm për sigurinë e Italisë dhe qytetarëve .

“Sot kam nënshkruar dekretin për dëbimin e kosovarit 43-vjeçar, M.M., banor afër Sienas, pjesëtar i një grupi islamik që konsiderohet i rrezikshëm për sigurinë e shtetit. Jashtë nga Italia kushdo që dëshiron të na sjellë luftë në shtëpi”, tha ai.

Sipas mediave Italiane dyshohet se shtetasi kosovar i arrestuar dhe tashmë i shpallur i padëshiruar në Itali, akuzohet si pjesëtar i një grupi islamik.

Por për të nuk ka shumë të dhëna, të paktën deri tani dihet vetëm fakti qe 43-vjeçari shqiptar ishte frekuentues i një qendre kulturore islamike në Sienë.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm, Salvini njihet për qasjen e tij radikale ndaj emigranteve, ndërsa politikat e tij janë kritikuar nga organizmat ndërkombëtarë.