14:16 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Salzburgu “bllokoi” Valonin! Futbollisti nuk është i lënduar?

Skuadra austriake, Red Bull Salzburg ka “bllokuar” futbollistin e Kosovës, Valon Berisha. Të gjithë menduan se kosovari ka pësuar ndonjë lëndim dhe për këtë arsye mungoi në ndeshjen e fundit të Salzburgut!

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes publikoi dje listën e futbollistëve për miqësoret e këtij muaji. Befasi ishte mos ftuarja e Valon Berishës, i cili po shkëlqen te klubi austriak, shkruan IndeksOnline.

Edhe pse nuk ka ndonjë koment zyrtar nga FFK-ja për mungesën e Berishës, duket se klubi nga Austria e ka “bllokuar” me qëllim futbollistin, duke u frikësuar se futbollisti më i mirë në Kosovë mund të lëndohet në ndeshjet miqësore.

Për ta vërtetuar që Berisha nuk mungoi në këtë listë për shkak të lëndimit, është shkruar një raport për fitoren 5 me 0 ndaj Austria Wien nga klubi austriak, ku thuhet: “Derisa të tjerëve iu dha një pushim pas javëve të lodhshme, nuk kishte asnjë shenjë të lodhjes për futbollistin Andreas Ulmer”– kjo nënkupton se futbollisti kosovar mungoi në ndeshjen e fundit, pasi iu dha pushim dhe jo pse ishte i lënduar.

Salzburgu kryeson tabelën e Bundesligas në Austri me 62 pikë, 12 më shumë se pozita e dytë, Strum Graz. Por, klubi i Red Bull ka befasuar të gjithë me kualifikimin për në çerekfinale të Europa Ligës, ku si kundërshtar do ta ketë ekipin nga Italia, SS Lazio.

Kujtojmë se Kombëtarja e Kosovës gjatë këtij muaji do t’i luajë dy miqësore, me Madagaskarin dhe Burkina Fason./IndeksOnline/