20:01 / E Hënë, 19 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Samanta ka gati këngën me Ermalin, zbulon edhe një nga dukjet e saj (Foto)

Ndër bashkëpunimet e reja që pritet të publikohen së shpejti është kënga në mes Ermal Fejzullahut dhe Samanta Karavellës.

Dyshja janë bërë bashkë sigurisht për të realizuar një këngë fantastike. Të dy njihen për vokale shumë të mira dhe këngë mjaft të suksesshme, transmeton Indeksonline.

Së fundi Samanta ka publikuar edhe një fotografi sigurisht nga realizimi i klipit ku vë në pah stilin e saj shumë të veçantë. /Indeksonline/