Sami Lushtaku shkon në Kuvend
Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku është parë sot në hollin e Kuvendit së bashku me djalin e tij, deputetin nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtakun, shkruan Gazeta Blic.
Ditë më parë Lushtaku dhe djali i tij u deklaruan të pafajshëm për arratisjen nga QKUK në kohën kur Sami Lushtaku ishte i arrestuar për rastin Drenica.
Në anën tjetër, po zhvillohet takim në mes të parit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev.