09:25 / E Martë, 11 Shtator 2018 / indeksADMonline

Samir Ujkani i lumtur me fitoren: Organizimi ynë ishte perfekt

Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani është shprehur i lumtur me fitoren e mbrëmshme ndaj Ishujve Faroe.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin, ”Fadil Vokrri” i takoi futbollistëve kosovar, të cilët me mbështetjen e tifozëve, arritën ta mposhtin vendin ishullor.

Dhe pas ndeshjes, Ujkani tha se organizimi i skuadrës ishte perfekt, por se ka vend për përmirësim, transmeton IndeksOnline.

”Nuk ndikoi asgjë në pushimin mes pjesëve. Kemi luajtur në pjesën e dytë ashtu siç kemi luajtur në pjesën e parë”.

”Jemi grup e re dhe jemi duke u komponuar çdo ditë e më shumë. Jemi të kënaqur, mentaliteti ynë është pozitiv dhe ne duhet të vazhdojmë me punë”.

”Nuk kishim fare presion nga kundërshtari, megjithatë organizimi ynë ishte perfekt në të dyja pjesët”, u shpreh Ujkani.

Përndryshe, Kombëtarja e Kosovës është lidere në Grupin 3, League D me katër pikë të grumbulluara pas dy ndeshjeve të zhvilluara./IndeksOnline/