21:13 / E Hënë, 21 Maj 2018 / indeksADMonline

Sampaoli: Ja pse nuk e kam zgjedhur Icardin…

Jorge Sampaoli, trajneri i Argjentinës sot zbuloi 23-futbollistët që do të udhëtojnë për në Rusi.

Trajneri i nën-kampionit botëror në këtë listë nuk e futi sulmuesin e Interit, Mauro Icardi.

Sipas ish-trajnerit të Kilit, Icardi nuk i përshtatet në stilin e lojës, por thotë se sulmuesi ka potencial të jashtëzakonshëm dhe në të ardhmen do të jetë në qendër të sulmit.

“Kemi ardhur në këtë listë pas një analize të gjatë dhe të përpiktë. Lojtarët që unë kam thirrur përshtaten në mënyrën e lojës tonë. Icardi, Perroti, Papu Gomez dhe Lautaro Martinez nuk do të vijnë me ne në Rusi. Ata janë lojtarë të mirë, por nuk përshtaten në stilin tonë të lojës”, ka deklaruar Sampaoli.

Kombëtarja e Argjentinës në Kupën e Botës do të luaj me Islandën, Kroacinë dhe Nigerinë. Ndeshjen e parë do ta zhvilloj më 16 qershor, ndaj Islandës./IndeksOnline/