16:07 / E Enjte, 08 Gusht 2019 / indeksADMonline

Samsung bën atë për të cilën tallej Apple iPhone dy vite më parë

Gjithashtu ajo që i mungon Note 10 është një buton fizik i dedikuar Bixby me të cilin aktivizohej asistenti virtual i Samsung.

I mbani mend ato reklama të Samsung që vinin në tallje Apple iPhone e fundit sepse nuk kishin portë kufjesh 3.5mm? Mbase ka ardhur koha që të njëjtën gjë të bëjnë të tjerët me Samsung.

Galaxy Note 10 do të jetë flagshipi i parë i Samsung që nuk do të ketë një portë kufjesh tradicionale. Në vend të saj vjen me një palë kufje USB-C dhe të paktën përdoruesit nuk kanë nevojë për adapterë shtesë.

Gjithashtu ajo që i mungon Note 10 është një buton fizik i dedikuar Bixby me të cilin aktivizohej asistenti virtual i Samsung.

Edhe pse përdoruesit mund tja ndryshonin funksionin këtij butoni e madje ta çaktivizonin fare, nuk është sekret fakti se besnikët e Samsung nuk e kanë pëlqyer aspak. Galaxy Note 10 do të godasë dyqanet më 23 Gusht me çmim prej 950 dollarësh.