11:06 / E Hënë, 06 Janar 2020 / indeksADMonline

Samsung e konfirmon: Ngjarja e madhe me 11 shkurt 2020

Samsung ka vendosur që ta lansojë smartfonin e tyre më të ri, por kur saktësisht? Sipas një njofitmi për shtyp nga kompania Samsung, është konfirmuar se ngjarja e tyre do të ndodh më 11 shkurt 2020, dhe me siguri do të lansojnë telefonin Galaxy S20.

Nëse po dëgjoni për herë të parë, Samsung thuhet se po e lanson telefonin Galaxy S20 në vend të Galaxy S11, pasi që jemi në vitin 2020 dhe Samsung dëshiron të përfitojë nga ky rast, shkruan Indeksonline.

Gjithashtu është interesante në këtë ftesë sepse shkronjat “A” në emrin “Galaxy” janë zëvëndësuar me dy katrorë. 

Nuk mund të thuhet ende diçka e sigurt por kjo më siguri ka ndonjë domethënie. Nëse i keni ndjekur lajmet e fundit, mund të keni dëgjuar se Samsung po punonte në një telefon të ri që quajtur Galaxy Fold./Indeksonline/