18:27 / E Enjte, 28 Qershor 2018 / indeksADMonline

Samsung e zyrtarizon datën e zbulimit të Galaxy Note 9

Ashtu siç pritet, Galaxy Note 9 do të zbulohet në gusht. Madje emrin Note 9 ka bërë që kompania të vendosë pikërisht datën 9 gusht për zbulimin e tij.

Note 9 do të jetë me stilolaps, me Snapdragon 845, 6GB RAM dhe 64GB hapësirë ​​ruajtëse. Kamera e tij thuhet se do të jetë vërtetë speciale.

Nuk dihet ende nëse do të ketë lexues të gjurmëve të ekranit pasi që disa raporte thonë se kjo është shtyrë për Galaxy S10./Indeksonline/

Temat: