21:16 / E Premte, 07 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Samsung Electronics fiton 61 çmime në iF Design Awards

Kompania e njohur për dizajne të shumta produktesh inovative, që përfshijnë fituesit e çmimeve të arit, televizorin Sero dhe frigoriferin e personalizuar Bespoke.

Samsung Electronics sot njoftoi se mori 61 çmime, duke përfshirë dy çmime ari, në forumin e mirënjohur në mbarë botën, International Forum (iF) Design Award 2020. Samsung mori 34 çmime për dizajnin e produktit, 8 për konceptimin profesional, 17 për dizajnin e komunikimit dhe 2 për dizajnin e paketimit.

Samsung mori çmimin e artë për televizorin Sero dhe frigoriferin e personalizueshëm Bespoke. Sero, që do të thotë “vertikal” në gjuhën koreane, ka aftësinë të navigojë midis orientimeve horizontale dhe vertikale. Ky TV i ri lifestyle shfaq një dizajn modern dhe elegant që spikatet në çdo hapësirë. Frigoriferi Bespoke, i përshtatshëm për shijet personale të klientëve, përbëhet nga tetë modele që variojnë nga njësitë me një derë deri në katër dyer dhe ofron një panel të zëvendësueshëm të derës sëpërparme që lejon kombinimin e materialeve dhe ngjyrave të ndryshme, duke pasqyruar preferencat personale në stil. Dera ‘Kitchen Fit’ është projektuar për t’i dhënë një pamje ‘in caso’ çdo kuzhine.

“Samsung Electronics ka ndjekur risitë e stilit të jetesës bazuar si në pasqyrimin e tendencave aktuale ashtu edhe në plotësimin e nevojave të klientëve në të ardhmen. Ne do të vazhdojmë të përpiqemi të krijojmë përvojat që klientët tanë duan nga Samsung, me konceptime unike të dizajnit që përfshijnë teknologji inovative dhe duke ndërmarrë sfida të guximshme kreative,” tha Dontae Lee, Zv. President Ekzekutiv dhe Kryetar i Qendrës Korporative të Dizajnit në Samsung Electronics.

Samsung iu dha 34 çmime të tjera iF Design në kategorinë e produktit:

Galaxy Fold, një smartphone i palosshëm që optimizon përvojën e shikimit të përmbajtjes kur hapet dhe maksimizon transportueshmërinë kur paloset.

Galaxy Watch Active2, një orë inteligjente që ka një siluetë të butë, brilante dhe me madhësi të zvogëluar kornize për përvojë të zgjeruar të shikimit.

Space Monitor, ​​një mbajtës monitori që ndihmon në maksimumin e hapësirës së tavolinës dhe lejon përdoruesit e saj të rimarrin hapësirën e tyre të punës.

AirDresser, një freskues i veshjeve që ka një pasqyrë të plotë të theksuar me një model pinstripe dhe gradacionin e ngjyrave për të nxjerrë në pah çdo hapësirë ​​në mënyrë harmonike me pamjen e tij premium.

Samsung Induction Plate, një grilë e lëvizshme dhe e hollë me induksion të dyfishtë, është ideale për gatimin e pjatave të shumta në të njëjtën kohë. Ajo ka një dizajn të hijshëm, që e bën atë një objekt të rafinuar kur vendoset në kuzhinë ose tryezë.

Samsung fitoi 2 çmime iF Design në kategorinë e paketimit:

Paketimi i Galaxy Fold, që paraqet një grafikë të re, tregon një version të palosur të logos origjinale të Galaxy.

Paketimi i Galaxy Note10 dhe Note10+ demonstrojnë një qasje ekologjike, duke hequr elementët e panevojshëm.

Samsung fitoi 17 çmime iF Design në kategorinë e komunikimit:

UX Foldable për Galaxy Fold ofron përvojë të pandërprerë midis ekranit kapak dhe ekranit kryesor.

Kondicioneri emocional UX thekson informacionin e nevojshëm në mënyrë delikate por gjallërisht përmes ‘Ambient Lighting’.

Samsung Flip UX është një tabelë intuitive elektronike UX që dixhitalizon përvojën analoge për të lejuar përdorim të lehtë.

Samsung “Resonance”, një ekspozitë në Milan Deign Week 2019, e cila ishte një fushatë e integruar e komunikimit të markave për të përcjellë frymën e filozofisë së dizajnit të Samsung.

Samsung fitoi 8 çmime iF Design në kategorinë e konceptit profesional:

GEMS (Gait Enhancing & Motivating System), një ekstroskelet që ndihmon në korrigjimin e posturës dhe ndihmon menaxhimin shëndetësor nëpërmjet pajisjeve celulare.

Sinkronizimi i pajisjes, një veçori që mundëson lidhje të lehtë midis pajisjeve IoT përmes Vision Recognition dhe teknologjive të vizualizimit gjenerativ në kohë reale.

Organizuar nga iF International Forum Design GmbH, konkursi the iF Design Award filloi në Gjermani në vitin 1953. Projektimet e nominuara i nënshtrohen vlerësimit gjithëpërfshirës për dizajnin, inovacionin, funksionalitetin dhe shtatë kategori shtesë, përfshirë produktin, paketimin, komunikimin dhe konceptet profesionale.

Fituesit iF Design Award 2020 shpallen online përmes faqes së internetit të iF Design Award dhe aplikacionit iF Design dhe dizajnet fituese do të paraqiten në ekspozitën iF Design Exhibition nga data 2 maj deri më 10 maj gjatë Berlin Design Week 2020.