16:29 / E Diele, 07 Korrik 2019

Samsung Galaxy A50 ka një kamër solide

Samsung Galaxy A50 është ndër të paktë telefonë të rangut të mesëm të cilët kanë konfigurim prej tre kamerash në pjesën e pasme dhe sipas testimeve të DxOMark, në të vërtetë është më i mirë sesa disa flagshipë të vjetër.

Në total kamera e Galaxy A50 shënoi 83 pikë, shumë larg standardit të flagshipëve të 2019-ës por pranë telefonëve premium si LG G7 ThinQ, Nokia 8 Sirocco dhe Apple iPhone 7.

Duke analizuar rezultatin telefoni është shumë i mirë në realizimin e fotove ku me 85 pikë ndërsa në video jo më shumë se 79 pikë.

DxOMark citon riprodhimin e ngjyrave, gamën e gjerë dinamike, ekspozimin e mirë dhe balancimin e ngjyrës së bardhë si pikat e forta.

Telefoni dështoi në shpejtësimin e fokusimit në dritë të paktë si dhe mbulimin e ngjyrave jeshile dhe pink.

Regjistrimi video mori një rezultat të dobët për shkak të autofokusit jokonsistent dhe mungesës së detajeve. Riprodhimi i ngjyrave dhe reduktimin e “zhurmës” ishte i nivelit të lartë.

Stabilizimi ishte një tjetër aspekt që çuditi ekipin e DxO. Analizën e plotë të kamerës e gjeni në këtë lidhje.