11:59 / E Hënë, 17 Gusht 2020 / indeksADMonline

Samsung këtë vit shpenzoi 8.9 miliardë dollarë, për kërkime dhe zhvillim

Samsung ka njoftuar se shpenzimet e kërkimit dhe të zhvillimit këtë vit arritën një rekord të lartë.

Sipas kompanisë, u hargjuan rreth 8.9 miliardë dollarë në R&D (kërkime dhe zhvillim) gjatë gjysmës së parë të vitit 2020, transmeton Indeksonline.

Shpenzimet e Samsung ishin shumë më të mëdha sesa gjatë vitit 2019.

Nga shpenzimet kapitale, shumica ishin shpenzuar në biznesin e çipave, ndërsa sipas raportit kompania ka shpenzuar edhe në punësime.

1.400 punonjës të rinj u punësuan, ndërsa numri  i përgjithshëm i punonjësve të saj në Korenë e Jugut arriti në 106.074.

Pesë klientët më të mirë të Samsung gjatë gjysmës së parë të vitit 2020 ishin Apple, Deutsche Telekom, Tektronix Hong Kong, Huaëei dhe Verizon./Indeksonline/