14:12 / E Hënë, 14 Tetor 2019 / indeksADMonline

Samsungu promovon Android-in 10 për modelet e Galaxy S10-s

Samsungu ka publikuar Android 10 beta për modelet Galaxy S10 dhe vjen me një version të rimodeluar të One UI debutuar në fillim të këtij viti.

Në një njoftim shtypi Samsungu thotë se versioni i ri përmban njoftime të ridzajnuara, një “Dark mode” të përmirësuar dhe funksione të tjera të Android si Focus Mode.

Njoftimi për shtyp i Samsungut nuk tregon se cilat vende do të marrin beta por sipas SamMobile janë Koreja e Jugut, Gjermania dhe SHBA-ja.

Ju mund të kontrolloni nëse keni qasje, duke shkuar në aplikacionin Samsung Memebers dhe të kërkoni për një njoftim rreth versionit beta.

Samsung thotë se kjo beta do të jetë e disponueshme për Galaxy S10E, S10, S10 Plus dhe S10 5G. Si gjithnjë duhet të tregoheni të kujdesshëm përpara se të instaloni softuerë beta, sidomos në një pajisje parësore.

Gjigandi Koreano-Jugor i elektronikës tradicionalisht ka qenë i ngadaltë me versionet e fundit të Android. Vitin e kaluar nuk hapi betan e Android 9 deri në mesin e nëntorit dhe softueri nuk debutoi deri në janar të 2019.