13:32 / E Martë, 08 Janar 2019 / indeksADMonline

Samsung paralajmëron humbje me diferencë të madhe

Menjëherë pasi CEO i Apple Tim Cook paralajmëroi punonjësit dhe investitorët se rezultatet e ardhshme tremujore të kompanisë nuk do të jenë të mira, Samsung ndoqi një paralajmërim të ngjashëm.

Kompania koreane ka paralajmëruar humbje me diferencë të madhe.

Edhepse njoftimet zyrtare ende nuk janë publikuar, humbjet e Samsung thuhet se kanë ardhur për shkak të kërkesave të dobëta në treg.

Megjithatë, kompania e madhe paralajmëron ngritje pasi të lansojë 5G në telefonët e saj gjatë këtij viti./Indeksonline/