07:57 / E Mërkurë, 04 Shtator 2019 / indeksADMonline

Samsungu prodhon një telefon më të vogël dhe të lirë me ekran që paloset

Sipas raportit telefoni do të ketë një kamër “hole-punch” si Galaxy Note 10 dhe Galaxy S10. Në fakt do të jenë dy kamera në pjesën e jashtme të cilat shërbejnë edhe si selfie kur është i palosur por edhe si kamera të pasme.

Ende nuk ka sjellë në treg Galaxy Fold, por Samsung ka filluar punën për një tjetër telefon me palosje që mund të debutojë në fillim të vitit të ardhshëm raporton Bloomberg.

Gjiganti Koreano-Jugor i elektronikës është duke zhvilluar një telefon me ekran 6.7-inç që paloset dhe shndërrohet në një pajisje të vogël katrore dhe kompakte.

Telefoni do të jetë më i hollë dhe më i lirë sesa modeli 2,000 dollarësh Galaxy Fold sipas raportit.

Gjithashtu kompania po punon me dizajnerin Thom Browne për pamjen dhe ndjesinë e telefonit i cili do të rikthejë nostalgjinë e telefonëve me kapakë. Motorola është spekuluar se po tenton të njëjtën gjë me telefonin ikonik Razer që viteve 2000.

Sipas raportit telefoni do të ketë një kamër “hole-punch” si Galaxy Note 10 dhe Galaxy S10. Në fakt do të jenë dy kamera në pjesën e jashtme të cilat shërbejnë edhe si selfie kur është i palosur por edhe si kamera të pasme.

Ndryshe nga Galaxy Fold, Bloomberg thotë se ekrani i brendshëm i telefonit do të ketë të njëjtën formë të një telefoni standard dhe zhvilluesit nuk janë të detyruar të optimizojnë aplikacionet e tyre për të akomoduar raportin e ri të ekranit.

Samsung, Huawei dhe Xiaomi janë disa prej emrave të cilët po zhvillojnë telefonë me ekrane të lakuara, por ato me palosje kanë hasur vështirësi. Samsung kishte planifikuar linçimin e Galaxy Fold në Prill por ende nuk ka mbërritur.

Huawei gjithashtu shtyu debutimin e Qershorit në Shtator ndërsa tani tha se nuk vjen përpara Nëntorit.