10:28 / E Premte, 29 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Samsung publikon versionin e pestë beta të Oreo për Galaxy S8 dhe S8 Plus

Programi beta i Galaxy S8 Oreo mund të përfundojë së shpejti. Që nga muaji Nëntor gjigandi Korean ka ofruar versione beta të Oreo dhe pritet që gjatë Janarit të finalizohet puna me versionin më të fundit të Android.

Përditësimi më i fundit mbërriti ditën e sotme në Galaxy S8 dhe S8 Plus. Lajmi erdhi nga Sam Mobile dhe ashtu si beta e katërt, edhe beta e pestë është e përqendruar tek rregullimet e gabimeve.

Problemet me ekranin Home, rindezja e telefonit gjatë përdorimit të kamerës dhe luajtja më e shpejtë e videove kur lidhen me një kabëll HDMI tashmë janë adresuar.

Vitin e kaluar programi beta i Nougat për S7 dhe S7 Edge u mbyll pas katër versioneve beta në Dhjetor.

Me pesë përditësime në dy muaj dhe dy të fundit sjellin vetëm rregullime gabimesh dhe rafinim, versioni final i Oreo për Galaxy S8 dhe S8 Plus duket të jetë pranë fundit.