11:14 / E Hënë, 24 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Samsung rifillon punën, pas frikës nga koronavirusi

Samsung ka rifilluar punën në një prej fabrikave të saj e cila ishte mbyllur përkohësisht gjatë fundjavës për shkak të koronavirusit.

Fabrika në Gumi, u mbyll gjatë fundjavës pasi një prej punonjësve të saj u konfirmua se ishte infektuar më koronavirus, shkruan Indeksoline.

Që nga ajo kohë Samsung ka aplikuar procedurat e dezinfektimit në të gjithë fabrikën.

“Që nga ora 13:00 pasdite (Koha e Koresë), Kompleksi Gumi ka filluar punën e saj, dhe ne nuk presim ndikim në prodhim”, tha Samsung në një prononcim për ZDNet.

Në fillim të këtij muaji, Samsung ka këshilluar punonjësit të vënë maska ​​dhe të shmangin tubimet e mëdha.

Që nga e hëna, Koreja e Jugut ka 763 raste të konfirmuara të virusit, dhe 7 viktima, duke e bërë atë grupin më të madh të rasteve të koronavirusit jashtë Kinës, sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies./Indeksonline/